Çuçi uron policinë e shtetit në 110 vjetorin e saj, shpërthimi tmerron familjen e shefit të hetimit të krimeve në Shkodër

Në ditën e 110 vjetorit të policisë së shtetit ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përmes një postimi në rrjetet sociale përcolli urimin për ditëlindjen ndërsa shprehu mirënjohje.

"Sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besuara në vend dhe pavarësisht se krahasimet me të shkuarën janë si nata me ditën, sot është koha që ne të matemi me të ardhmen dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal.”

Më pas Çuçi rendit arritjet ku nënvizon se Shqipëria pati 30% më pak vrasje dhe 13.5 % më pak aksidente rrugore.

Rritja e pagave me 15%, por edhe përfshirja në ndihmën e Pakos së Madhe, përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të inflacionit të luftës në familjet e tyre," shkroi ai.

E pikërisht sot në këtë ditë një sasi eksplozivi ka shpërthyer përpara banesës së shefit për hetimin e krimeve në Shkodër. 

Nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale në banesën tre katëshe ku banon Pëllumb Shpati, babai dhe vëllezërit e tij.