Shpërthimi tek banesa e shefit për hetimin e krimeve në Shkodër, kamerat e sigurisë filmuan autorin

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga drejtues të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës po kryejnë veprimet proceduriale në banesën e shefit për hetimet e krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se kamerat e sigurisë kanë fokusuar një person shkon drejt banesës në këmbë, vë lëndën plasëse dhe ikën pak metra më tutje ku e pret makina.

Pritet që tu vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit apo autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Ngjarja është shënuar rreth orës  03:50 të mëngjesit të sotëm, 13 janar 2023, në lagjen “Dobraç”.

Shpërthimi i fuqishëm me tritol fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar por ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesën tre katëshe ku jeton familja e  Pëllumb Shpatit, babai dhe vëllezërit.

Në banesë jetojnë 17 pjesëtarë të familjes.

Shpërthimi tek banesa e shefit për hetimin e krimeve në