Aksident në rrugën e Arbërit, fadromës s'i punojnë frenat dhe del nga rruga, lëndohet punëtori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 12:09
Cilësia e keqe e punës në Rrugën e Arbërit iu kthye në bumerag.
Kjo fadromë e Firmës Gjoka doli nga rruga dhe ra në këtë greminë.
Raportohet se mjeti që i përkiste kompanisë koncensionare ishte me problem në sistemin e frenimit.
Drejtuesi i mjetit u dëmtua rëndë, ndërsa u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ngrihet ndonjë akuzë ndaj kompanisë "Gjoka", dhe nëse do të ketë hetim në lidhje me nxjerrjen në qarkullim të mjeteve të papërshtatshme për punë, që rrezikuan jetën e punonjësve.
Kompania është akuzuar shpesh – herë për cilësinë e rugës së Arbërit në të cilën janë shkaktuar një sërë aksidentesh të rënda me pasojë në jetën e njerëzve.

Foto nga vendi i ngjarjes