A u thye embargoja e naftës? Kapen 50 mijë litra naftë në Durrës, dyshohet nga Libia
Rreth 50 mijë litra naftë janë kapur në portin e Durrësit në një anije peshkimi.
Institucionet ende nuk kanë reagaur në lidhje me këtë sasi nafte të kapur, por paraprakisht dyshohet se ajo është blerë nga Libia, çka do të sillte një thyerje të embargos së Kombeve të Bashkuara ndaj tregtimit të naftës bruto nga ky vend i lindjes së mesme.
Në këtë anije peshkimi në Durrës u gjetën rreth 50 mijë litra naftë kontrabandë.
Sipas burime jozyrtare anija mbante në bordin e saj sasinë e naftës, e cila dyshohet të jetë blerë në vendet e Lindjes së Mesme.
Aksioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga ana e agjentëve, në rrugë operative.
As Policia dhe as Dogana, ende nuk ka dhënë një infromacion të detajuar në lidhje me këtë aksion, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të arrestuar ose të shoqëruar për këtë ngjarje.
Kjo është hera e disatë që në anijet e peshkimit sekuestrohet sasi e madhe karburanti.
Nafta blihet në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Libi për shkak të çmimit të ulët që tregtohet atje, ndërsa në rastet e mëparshme peshkatarët janë arsyetuar para gjykatave se karburantin nuk e blejnë për nevoja tregtare, por për përdorim personal.
Tregtimi i naftës nga Libia është parë shpesh herë në vendin tone, si një tregues i thyerjes së Embargos që Kombet e Bashkuara kanë ndaj tregtimit të naftës bruto nga ky vend i Lindjes së Mesme.