Konflikti degradon me të shtëna në Fier, plagoset 50 vjeçari, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak caste më parë tek rrethrrotullimi i ish- QTU-së në qytetin e Fierit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një person është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori i plagosjes.

"Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi Altin Nika, 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Dashamir Muça, 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Konflikti degradon me të shtëna në Fier, plagoset 50
Foto nga vendi i ngjarjes
Konflikti degradon me të shtëna në Fier, plagoset 50
Foto nga vendi i ngjarjes