Pranga 65-vjeçarit beratas në Lushnje, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 16:10
Një 65-vjeçar, banues në Berat, është arrestuar nga policia e Lushnjes me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur" njoftoi policia.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.
