"Provime të automatizuara për maturën", Malaj: Klasat kolektive zgjidhje emergjente
Ekspertët e Arsimit mirëpresin ndryshimin e rregullave të provimeve të Maturës shtetërore vlerësuar se Ministria e Arsimit më në fund pranoi problematikat. Nora Malaj thotë se zgjidhja është provimi i automatizuar. Mbyllja e klasave kolektive, vlerësohet domosdoshmëri për cilësi arsimimi.
Me ndryshimi e rregullave të provimeve të maturës, ekspertët vlerësojnë se ministria e Arsimit u detyrua të pranojë problematikat e denoncuara ndër vite.
"Kur shikojmë që një qendër nuk funksionon dhe rishikohet provimi nuk ka arsye që nota të mos ndryshojë. Domosdoshmëria për ti dhënë të drejtën një nxënësi nuk bën gjë tjetër veçse jep besimin tek shkolla," tha Nora Malaj.
Nora Malaj, ish-zëvëndës ministre e Arsimit thotë se zgjidhja më e mirë është provimi i automatizuar.
"Unë kam qenë gjithmonë që matura të bëhej me mënyrë elektronike. Ne kemi shansin që të marrim modelet më të mira," tha ajo.
Klasat kolektive janë një zgjidhje emergjente, ndaj ekpertët e arsimit kërkojnë nga Ministria e Arsimit politika afatgjata me prioritet cilësinë e mësimdhënies.
"Është zgjedhje operative jo zgjidhje afatgjatë që do të japi plagë nëse nuk do të zgjidhet mirë e në mënuyrë të drejtë dhe me koston përkatëse për nevojat që kanë," tha ajo.
Tu japësh njëherësh mësim nxënësve me mosha të ndryshme është sfidë, ndaj mësuesit sipas Nora Malajt duhet të jetë të mirë trajnuar.
"Fëmijët e moshave të ndryshme kanë zhvillim të ndryshëm psikomotor. Kanë nevoja të ndryshme për aspektin e rrafshit social, mënyrën se si do ti qasen programit," tha ajo.
Numri i nxënësve që mësojnë në klasa kolektivë është përgjysmuar duke shkuar në 20 000 në të gjithë vendin, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit.