Korça feston 110 vjetorin e Policisë së Shtetit, dekoron me certifikata disa drejtues
Edhe DVP Korçë ka festuar 110 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, drejtues i parë Gjovalin Loka, ka falenderuar efektivët e policisë dhe drejtues të instancave, për bashkëpunimin dhe punën e mirë të kryer mes tyre.
"Korça mbetet një nga qytetet me kriminalitet më të ulët dhe me performancë më të lartë.
Në vitin 2022 nga DVP Korçë janë finalizuar disa mega operacione, me disa faza, dhjetra të arrestuar dhe qindra të proçeduar për lëndë narkotike, konkretisht Know Down dhe Restart, si edhe Perimetri për kapjen e personave të përfshirë në trafik të emigrantëve të paligjshëm.
Nga sektori i qarkullimit rrugor janë intensifikuar masat e marra në terren për parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja dhe për rritjen e perceptimit tq publikut ndaj shërbimit dhe policisë rrugore.
Nga ana e sektorit të rendit dhe policimit në komunitet, janë marrë masat për mbarëvajtjen e aktiviteteve masive, duke përballuar me sukses protestat si edhe festat dhe aktivitetet kulturore," tha ai.
Në këtë ditë janë dhënë certifikata nga drejtues për :
1) Kryekomisar Gentian Diko, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2) Komisar Mariglen Beqo, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
3) Inspektor Zamir Soxhuku, me detyrë trup shërbimi pranë Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.
4) Inspektor Denjon Myteberi, me detyrë trup shërbimi pranë Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.
5) Inspektor Sali Brahimllari, ndihmës/specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Korçë.
6) Inspektor Bujar Shpati, trup shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

