Hoxha: Edhe biznesmenët më të mëdhenj nuk i kanë 500 mijë euro cash, i paska një zyrtare ministrie

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha edhe biznesmenët më të mëdhenj në vend nuk i kanë 500 mijë euro cash në shtëpi.

Ai tha se një zyrtare e nivelit të mesëm i ka 500 mijë euro në shtëpi cash, sikur ia ka dhuruar dikush për Vitin e Ri si një qokë.

Hoxha: Kushdo që do të shkojë dhe të guxojë të punojë në punë shteti dhe qeveri, të mos guxojë t’i fusë duart në paratë publike. Po të shkojnë ne dhe të takojmë biznesmenë, asnjëri nuk i ka 500 mijë euro cash në shtëpi dhe këtë ta them me garanci se i ka në punë ose në bankë.

Një zyrtare e nivelit të mesëm i ka atje, duket sikur ia kanë dhënë si qokë për Vit të Ri. Unë nuk jam që politikanët t’ia hedhim popullit, që të kënaqim epshet, apo që drejtësia të nxitohet, por jam për ndëshkime të plota. më mirë të punojë shumë avash SPAK-u, sesa të nxitohet.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.