Shpërthimi në Shkodër/ Vëllai i policit që sot iu vu tritol në banesë, u plagos 4 vite më parë me thika
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Dobraç, Shkodër mëngjesin e sotëm, ku shtëpia e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve, Pëllumb Shpati, ishte shënjestra e një sulmi me tritol, për të cilin nuk ka ende të dhëna për shkaqet dhe autorët.

NGJARJA E 12 GUSHTIT 2019
Por ndërsa hetimet për ngjarjen që tronditi qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte vijojnë, vlen të theksohet se vëllai i efektivit të Policisë Përllumb Shpati, Vat Shpati, katër vite më parë ka qenë i përfshirë në një ngjarje në lagjen “Mark Lula” ku mbeti i plagosur me thika dy vëllezërit Aleks dhe Luigj Martini, banues në Shkodër, të cilët pas identifikimit u kapën mëngjesin e 13 gushtit nga policia. 38-vjeçari në atë kohë Vat Shpati, u fut menjëherë në sallën e operacionit duke i mbijetuar plagosjes me thikë.

