Frenimi i mjekëve duke u bllokuar diplomat, Alimehmeti: Veprim antiligjor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2023, 21:59
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai foli për largimin e mjekëve dhe deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me mbajtjen e diplomave të studentëve të mjekësisë.
Ai e cilësoi këtë si është shkelje e të drejtave të njeriut.
Alimehmeti tha se shkaqet e largimit të mjekëve janë të shumta duke filluar nga pagat, ndërsa shtoi se në vendin tonë mjekët nuk kanë mundësi për rritje në karrierë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

