Policia e Shtetit përkujton sot 110-vjetorin e krijimit, ish-efektivët urojnë kolegët
Sot shënohet 110-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit. Me një urim për ditëlindjen e Policisë së Shtetit e ka nisur mëngjesin e sotëm edhe ish-deputeti Lefter Maliqi, i cili më herët ka qenë pjesë e radhëve të uniformave blu.
“Gëzuar ditën e Policisë të gjithë ata që kanë shërbyer dhe shërbejnë në luftën ndaj krimit ,vendosjes së rendit dhe sigurisë publike. Krenar që kam shërbyer në radhët e Policisë në moshën më të re 25 vjecc “Major” në 8 Qytete të vendit në veri dhe jug si shef policie, shef komisariati dhe pedagog në Akademinë e Rendit. Gezuar dhe mirënjohje për punën dhe kontributin tuaj! Gëzuar 110-vjetorin”, shkruan kryeministri në rrjete sociale.

Ndërkaq, paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohet një ceremoni simbolike me rastin e ditëlindjes së Policisë së Shtetit.
Rrugëtimi 110-vjeçar i Policisë së Shtetit përputhet me pikat kyçe të historisë së Shqipërisë, duke filluar me shpalljen e Pavarësisë, deri në ditët e sotme.