40 milionë € për Vedat Muriqin, anglezët "çmenden" për sulmuesin

Vedat Muriqi mund të nisë një aventurë të re pas 1 viti te Mallorca. Sulmuesi zbulim i këtij sezoni në La Liga ka marrë një ofertë nga West Ham.

Rezultatet e dobëta të londinezëve këtë sezon e shtyjnë klubin të kërkojë një bomber, i cili siguron gola pasi Scamacca ka zhgënjyer.

Ish-sulmuesi i Besës u transferua nga Lazio për rreth 10 milionë euro pas 6 muajve huazim sezonin e kaluar te ishullorët.

Në rast se Mallorca e shet për 40 miliomë euro që është edhe shuma e ofruar nga ëest Ham, atëherë italianët do të përfitojnë rreth 40 % të shumës.