“Troket” momenti i Marash Kumbullës, titullar në dy ndeshjet e radhës për Romën

Marash Kumbulla titullar në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Genoas dhe të dielën me Fiorentinën. Sipas “Corriere Dello Sport”, Jose Mourinho do t’i besojë minuta të plota edhe në përballjen e Serie A.

Sipas gazetës romane, Jose Mourinho është bindur nga forma e Kumbullës që ka punuar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe dhe mendon se ka ardhur momenti për t’i dhënë më shumë besim. Në Kupë ai do të luajë në vend të anglezit Smalling, ndërsa të dielën do të zëvendësojë Ibanez.

“Special One” ka planifikuar që Kumbulla të rreshtohet në qëndër të mbrojtjes edhe pse këtë sezon numëron vetëm 49 minuta të luajtura në fushën e blertë. Në sfidën me Monza-n u zgjodh titullar por doli nga fusha pas vetëm 28 minutave për shkak të një tërheqjeje muskulare dhe që prej asaj kohe, Mourinho e ka aktivizuar vetëm 2 minuta në fundin e ndeshjes me Leccen.