Lehtësohet Morata, bashkëshortja del nga terapia intensive

Alice Campello është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka dalë nga terapia intensive pas lindjes së fëmijës së katërt. Bashkëshortja e Alvaro Morata-s e kalon situatën e vëashtirë pasi solli në jetë vajzën. 

Dy ditë më parë, vajza Bella që erdhi në jetë pas 3 djemve, por Alice pati komplikacione dhe frika ishte e madhe që gjendja e saj mund të përkeqësohej. Foton me nënën dhe vajzën e vogël të dyja më në fund sëbashku, e publikoi vetë sulmuesi i Atletico Madrid në rrjetet sociale.