Cardiff paguan Nantes për lojtarin që humbi jetën në aksidentit ajror
Tre vite nga vdekja tragjike e sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala i cili ndërroi jetë pas aksidentit ajror me avionin që po e transferonte në Cardiff, klubi uellsian ka nisur të paguajë kartonin e tij në llogarinë e Nantes.
Pas një beteje të gjatë ligjore mes dy klubeve pasi lojtari nuk arriti të zhvendosej në ishull duke humbur jetën në kanalin e La Mans-it pikërisht me fluturimin që do ta transportinte te klubi i ri, Cardiff ka nisur të paguajë faturën prej 15 milionë euro.
Sipas BBC, uellsianët kanë derdhur në arkën e Nentes 5 milionë fillimisht dhe më pas në dy këstet e radhës do të shlyejnë të gjitha detyrimet për një lojtar që nuk e panë as të prezantohej me fanellën e tyre.
“Kanarinat” e Francës e fituan të drejtën pas apelimit që bënë në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës duke bllokuar edhe merkaton e Cardiff për tre sezone pasi klubi nuk pranonte të paguante shumën.
