Shqipëria kundër Steven Gerrard në muajin mars?

Steven Gerrard mund të sfidojë Shqipërinë në datën 27 mars në Poloni për ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2024. Kuqezinjtë janë shortuar sërish me bardhekuqtë, skuadër që momentalisht është pa një trajner pas largimit të Czeslaw Michniewicz në përfundim të Kupës së Botës.

Në këtë mënyrë, Sylvinho mund të përballet në stol me një njohje të vjetër. Gerrard e nisi karrierën si trajner në vitin 2011 te Rangers FC ndërsa pak kohë më parë u largua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta.

Ish-mesfushori i Anglisë ëshë në bisedime me federatën polake që i ka ofruar një pagë të majme për ta bindur të pranojë. Në këtë mision, Polonia u avantazhua edhe prej faktit që Gareth Southgate do të vazhdojë punën me Anglinë pasi ishte pikërisht stoli i “Tre Luanëve” që joshte Gerrard.