Prapaskenat e merkatos, Cristiano Ronaldo ishte pranë një klubi tjetër deri në sekondat e fundit

Cristiano Ronaldo mund të vishte një fanellë të ndryshme nga ajo e Al-Nassr dhe prapaskena është shumë interesante.

Në fakt, CR7 ishte shumë pranë rivalëve më të mëdhenj të Al Nassr, Al Hilal por marrëveshja nuk u finalizua për shkak të një bllokade për shkak të rinovimit të Moahmed Kanno, i cili nuk u transferua te Al Nassr që më pas arriti marrëveshjen me Cristianon.

Gjithsesi, pak rëndësi ka për numrin 7 që do të luajë në të njëjtin kampionat dhe derbin e kryeqytetit të Arabisë Saudite do ta luajë pikërisht ndaj skuadrës që e kërkoi e para dhe ishte shumë më pranë tij se sa klubi aktual.