Lojtari me sëmundjen e rrallë dhe të rëndë, klubi anglez ndërmerr inisiativën e veçantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2023, 07:50
Bristol Rovers ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Në shenjë solidariteti, klubi ka komunikuar se ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Nick Anderton, lojtar i klubit i cili është diagnostikuar me një lloj të rrallë të kancerit të kockave.
Të gjithë lojtarët dhe stafi do të qethen zero, në mënyrë solidarizimi për të tërhequr vëmendjen e komunitetit lokal dhe jo vetëm, në mënyrë që të grumbullohen sa më shumë fonde.

Ata do të qethen në datën 16 janar që është edhe numri i fanellës së Anderton dhe këtë do ta bëjnë te një berber i njohur i qytetit, tifoz i Bristol City, skuadra rivale e Bristol Rovers. Një gjest që tregon se qyteti dhe komuniteti është i bashkuar rreth Anderton.
