Shokohet Manchester City, Southampton e eleminon nga Kupa e Ligës (VIDEO)

Eleminim shokues i Manchester City në çerekfinalen e Carabao Cup ose siç njihet ndryshe, Kupa e Ligës. Kampionët munden me rezultatin 2-0 në transfertë nga Southampton që siguron biletën e gjysmëfinales.

Skuadra bardhekuqe zhvilloi një ndeshje model duke i dhënë një shuplakë të fortë Pep Guardiolas që humbet mundësinë për të garuar në të gjithë frontet këtë sezon.

Shikoni golat e ndeshjes të shënuar nga Mara dhe Djenepo;