Guardiola “thumbon” Bale: Tani ka gjithë kohën e duhur për t’iu përkushtuar pasionit

Gareth Bale u largua nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare. Vendim i papritur për disa, ndërsa shumë të tjerë e kanë komentuar me ironi. Në mesin e tyre është edhe ish-kundërshtari i tij, Pep Guardiola, i cili nuk i kursen “thumbat” për uellsianin që kaloi shumë vite mes fushave të golit, infermierisë dhe fushës së blertë të “Bernabeut”.

“Nuk kam tentuar asnjëherë ta blej si lojtar pasi ishte shumë i shtrenjtë. Çfarë lojtari...Ka pasur një karrierë fantastike, ka fituar shumë, mesa di e ka përfaqësuar Uellsin në më shumë se 100 ndeshje. Tani mund të bëhet shumë mirë një lojtar fantastik golfi. Më parë ishte i impenjuar me këtë sport dhe tani ka gjithë kohën e duhur. Unë do ta ftoj sërish të luajmë bashkë”.