Ronaldo lojtari më i pasur në planet? E keni gabim! Ja kush është
Marrëveshja me Al Nassr për rreth 1 miliardë euro që do të arkëtojë në rreth 3 apo 4 vite, nuk e bën Cristiano Ronaldon sportistin më të pasur në planet. Nëse në fushë arritjet e tij janë eklipsuar deri diku nga Lionel Messi, në renditjen e përgjithshme të llogarive bankare, portugezin e paraprin 24-vjeçari Faiq Bolkiah i cili luan te skuadra tajlandeze e Chonburi FC.
Pasuria e tij personale llogaritet të jetë rreth 20 miliardë euro dhe kjo nuk është meritë e tij. Bolkiah është nipi i sulltanit të Bruneit, i cili është rritur në disa klube angleze si Southampton, Chelsea, Leicester apo City, ndërsa si profesionist ka luajtur me Maritimon në Portugali. Ai e pranon që pasuria e ka ndihmuar shumë të provojë të luajë në nivele të larta.
“Jam penduar që u transferova në Portugali. Ata më blenë vetëm për motive politike”, thekson sulmuesi i krahut që tashmë duket se ka gjetur ambjentin ideal për të shprehur talentin, edhe pse shumë larg kontinentit ku futbolli ka një peshë shumë të madhe.
