Real Madrid në finalen e Superkupës, Valencia thyhet në 11-metërsha (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2023, 22:52
Real Madrid kalon me shumë vështirësi në finalen e Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, kampionët eleminuan vetëm nga “lotaria” e 11-metërshave Valencian e Rino Gatusos pasi 120 minutat u mbyllën në barazim 1-1.
Ndeshje shumë e luftuar nga të dyja krahët por në fund ishte skuadra e Carlo Ancelottit që u tregua më e kthjellët në goditjet finale.
Karim Benzema shënoi golin e parë në minutën e 39 nga pika e bardhë e 11-metërshit por shifrat u barazuan nga Lino në pjesën e dytë dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë ku “Los Blancos” përfituan nga gabimet e Comert dhe Gaya.
Gjysmëfinalja tjetër do të luhet mbrëmjen e nesërme mes Barcelonës dhe Real Betis ndërsa finalja në datën 15 janar.
