Shumë lakuriq, Instagram censuron Wanda Nara-n
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2023, 12:39
Edhe në rrjetet sociale ka një kufi lakuriqësie. Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e njohur për pozat provokuese në limitet e etikës, ankohet për censurën e gjigandit Instagram.
Në një postim që ka bërë pikërisht në këtë rrjet, argjentinasja e cila la bashkëshortin Maxio Lopez për shokun e tij të ngushtë, publikon përgjigjen e Instagram me pyetjen: “Çfarë?”.

Mesa duket, komopania “Meta” e ka vlerësuar si të tepruar veshjen apo në këtë rast “zhveshjen” e ish-zonjës Icardi.
