Arrestohet në New York ish avokati Gazmir Xhurxhi

Ish avokati Gazmir Xhurxhi është arrestuar në New York  pasi kishte shkelur vizën amerikane ndërsa në Shqipëri ishte dënuar për mashtrim

Gazmir Xhurxhi është arrestuar më 9 janar, pasi kishte shkelur lejen e qëndrimit në SHBA.

Ai kishte një leje qëndrimi që fillonte nga 3 tetori 2018 në 2 prill 2019 por vijonte të jetonte në Amerikë.

Më 8 maj 2019, Xhurxhi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për mashtrim thuhet në njoftimin e policise amerikane

Xhurxhi u arrestua pas incidentit  që kishte ndodhur jashtë rezidencës së tij në Brooklyn, më 9 janar.

Xhurxhi rezulton që në Shqipëri ka punuar si avokat.

Në maj 2019 emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ka sjellë me zë dhe figurë skemën e mashtrimit që avokati Gazmir Xhurxhi ka përdorur ndaj klientit të tij Halit Dalliu.