Pse u prangos “llumi”? Gazetari jep detaje nga hetimi i zyrtarëve të Financave që po i vidhin shtetit 1.2 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2023, 09:58
Një tjetër “llum”, siç i cilësoi kryeministri Edi Rama vartësit e përfshirë në korrupsion u pastrua nga administrata e shtetit. Bëhet fjalë për arrestimin e bujshëm të pasdites së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, një drejtor i këtij institucioni dhe një përmbarues u vunë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës. pasi në bashkëpunim po i vidhnin shtetit 1.2 milion euro.
Skema ishte bazuar në kompensimin e një biznesmeni po ashtu të arrestuar. Lidhur me këtë dosje gazetari Edison Vatnikaj i ftuar në emisionin e e mëngjesit “Ditë e re” në “RTV Ora” zbardhi detaje të reja që vijnë nga hetimet e prokurorisë.
Për më shumë ndiqni pjesë nga biseda në studio:
