Saraçi: Një krisje tjetër e PD-së i shërben vetëm Ramës, Alibeaj nuk i ka numrat e deputetëve

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi u shpreh se retorika publike e deputetëve të PD-së sot është bashkimi.

Ai tha se Alibeaj po e saboton një gjë të tillë, duke folur për përjashtimin e deputetëve dhe se një krisje tjetër në PD i shërben vetëm Edi Ramës.

Saraçi: Ky akt, në rastin më të mirë mund të jetë lajthitje politike ose përdorje nga krahu tjetër.

Retorika publike e deputetëve të PD-së sot është bashkimi. Akti i Alibeajt a i shërben këtij bashkimi? Jo! Kujt i shërben një krisje tjetër brenda PD-së? Palës tjetër dhe Ramës.

Çështja e PD-së dhe opozitës në tërësi po mbahet zvarrë me procedura. Kemi Apelin që nuk po jep një vendim, po prap nga Alibeaj që nuk çon avokatin. Kur kishte një iniciativë nga Salianji për të drejtuar grupin parlamentar, u bë një sabotim nga Alibeaj. A i ka Alibeaj numrat? Normal që nuk i ka.

Po të merremi me shifrat. Deputetët që ndjekin sot Alibeajn janë shumë pak. Në mos gaboj, deputetë të Partisë Demokratike të dalë nga 25 prilli janë diku tek 59, disa prej tyre janë në përbërje të grupeve të tjera parlamentare, ndërsa pjesa më e madhe, ose janë jashtë grupeve për shkak të makinacioneve të Alibeajt, ose janë kundër kësaj përdorjeje që po u bëhet nga Rama.

Pra, si në Gjykatën e Apelit, edhe në Kuvend grupi parlamentar po mbahet peng me procedurë e makinacione nga Enkelejd Alibeaj.

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.