Digjet banesa në Grecalli të Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2023, 08:30
Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Grecalli të Fierit.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të alarmuar shërbimin zjarrfikës teksa ndërtesa ishte e pabanuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur njehërazi dhe përhapjen te banesat pranë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.

Banesa e djegur në Fier