Uniformat blu në vilën qeveritare? Berisha: Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2023, 22:52
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar mbajtjen e një darke nga kryeministri Edi Rama me drejtuesit e policisë.
Cfarë shikon, një vazo apo dy fytyra?
11 Janar, 22:50
Sipas Berishës, i cili i referohet oficerit dixhital, darka është mbajtur në vilën qeveritare në shkelje flagrante të statusit të Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral.
"Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi".

