Godet shokun me sëpatë pas sherrit për letrat e bizhozit, arrestohet Vasil Babinisi nga Devolli

Vasil Babinisi 62 vjeç është arrestuar në Devoll pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë Vasil Begollin 73 vjeç.
Konflikti mes dy miqve ka nisur për një lojë bixhozi në lokalin e fshatit, ndërsa banorët atje thonë se asnjëri prej tyre nuk ka qenë problematik.

Këto letra bixhozi u bënë shkak për sherrin me sëpatë mes dy shokëve të ngushtë në fshatin Menkulas të Devollit.

Vasil Babinis 62 vjeç dhe Vasil Begollin 73 vjeç, ishin ulur në tavolinën e lokalit të fshatit pasditen e së mërkurës, ndërsa në një moment ata janë konlfiktuar verbalisht me njëri tjetrin.

Por, pas konfliktit ata kanë nisur duke luajtur përsëri, derisa sherri ka vijuar edhe pasi kanë dalë nga lokali.

Pas sherrit verbal Vasil Babinis ka marrë një sëpatë dhe ka goditur me të Vasil Begollin, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

 "Ata ishin duke luajtur letra, ndërhymë menjëherë dhe i ndamë, kaq. Më vonë kur morëm vesh se çfarë kishte ndodhur, mu duk shumë çudi e madhe,"
 tha ai.

73 vjeçari ka shkuar në spital dhe ka thënë se është rrëzuar, ndësa hetimet nxorën se plaga në kokë nuk ishte aksidentale.

Policia njoftoi se ka arrestuar Vasil Babinis për tentativë vrasjeje.

Dëshmitarët që ndodheshin në lokal thonë se të dy kishin pirë, dhe mund të ishin të dehur, ndërsa banorët e fshatit thonë se asnjëri prej tyre nuk ka qenë problematikë.

"I njohim të dy, sepse jemi moshatar dhe janë njerëz të mirë, nuk kan patur konflikte dhe me asnjë në fshat. Njerëz të mirë ishin të dy," thanë banorët.

Teksa autori i ngjarjes ndodhet nën arrest, i dëmtuari është nisur drejt spitalit të Tiranës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.