E moshuara në Fier humb jetën pasi goditet nga dashi në kullotë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2023, 11:47
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lalar të Fierit.
Një e moshuar ka humbur jetën pasi po kulloste bagëtinë në kullotë pas goditjes nga dashi.
"Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash)," njoftoi policia.
