Manaj: Kur kapet dikush me para të padeklaruara në Angli arrestohet direkt dhe paditet për pastrim
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Arben Manaj u shpreh se kur një person kapet me një sasi të caktuar parash në Angli policia e arreston dhe e padit për pastrim parash
Ai tha se është skeptik në reagimi ne elektoratit dhe shqiptarët po mësohen me këto histori dhe nuk po u bën më përshtypje.
Manaj: Kur një person kapet me një sasi të caktuar parash në Angli policia e arreston dhe e padit për pastrim parash, sepse duhet burimi i të ardhurave. Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam pasur një rrogë mbi mesataren e Anglisë kur punoja në BBC.
Rama thoshte se nuk ka bir k... që gjen paratë e tij në xhepin e tij, ndërsa sot nuk e besoj këtë gjë. Vërtetë mund të ketë arrestime të tjera, por unë jam skeptik në reagimi ne elektoratit dhe shqiptarët po mësohen me këto histori dhe nuk po u bën më përshtypje.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

