Goxhaj: Ka një agjendë të Sorosit për rrënimin e Shqipërisë, është i bazuar te Vaso Çubriloviç
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, avokati Altin Goxhaj u shpreh se ka një agjendë të Sorosit për rrënimin dhe shpopullimin e vendit.
Ai tha se kjo është një luftë ndaj shqiptarëve ku ata që janë në krye kanë një plan me 14 pika për të larguar shqiptarët bazuar tek Vaso Čubrilović
Goxhaj: Besoj se ka një agjendë të Sorosit për rrënimin dhe shpopullimin e vendit. Sheh prindër që janë të lumtur që qajnë se janë të lumtur se po ikin fëmijët. Korrupsioni është fjalë e gabuar, sepse nuk janë vjedhje të fondeve, por fjala e duhure është plaçkitje.
Kjo është një luftë ndaj shqiptarëve ku ata që janë në krye kanë një plan me 14 pika për të larguar shqiptarët bazuar tek Vaso Čubrilović. Kjo që po ndodh nuk është korrupsion, por Shqipëria është një plaçkitje zyrtare për të shkatërruar ekonominë.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
