Plagosja e të moshuarit në Devoll me sëpatë kokës, konflikti nisi në lokal duke luajtur letra

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me sëpatë në Devoll, ku dy të moshuar u përfshinë në konlfk me njëri-tjetrin.

Konflikti dyshohet se ka nisur në një lokal ku të moshuarit ishin duke luajtur me letra e nën efektin e alkoolit.

Pronari i lokalit Ervis Begolli deklaroi se gjatë lojës ata janë përfshirë dy herë në konflikt e përplasje fizike por ata kanë ndërhyrë duke shuar sherrin.

"Autori dhe i plagosuri po luanin me letra në lokal. Kanë filluar debatin me njëri tjetrin për lojën me letra. Kemi ndërhyrë fillimisht për ti qetësuar dhe të dy kanë vazhduar lojën. Pas 30 min filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morrëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur," tha ai.

Për ngjarjen kanë folur edhe banorët:

"Të dy personat i njohim personalisht, nuk kanë patur konflikte më parë. Janë zënë për lojën me letra pasi kanë qenë edhe në gjendje të dehur."