Burg për "Rambon" nga Lezha që do të vriste politikanët
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 36-vjeçarin Antonio Leka i cili u arrestua pak ditë më parë me një arsenal armësh. Në seancën e masës së sigurisë gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Leka të hetohet në gjendje arresti. 36-vjeçari kishet thënë se ishte bërë gati të vriste politikanët e Lezhës, por pa specifikuar emra konkretë
36-vjeçari Antonio Leka i cili arrestua pasditen e së hënës arsenal armësh do të qëndroj në burg.
Ai u njoh të enjten me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës dhe në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se avokati i 26-vjeçarit Eduart Karaçi ka kërkuar një masë më të bute dhe ekspertim mjeko-ligjor të klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.
Pasi dëgjoi palet gjykata pranoi kërkesen e prokurorit Françesk Ganaj dhe e cilësoi të ligjshem arrestimin e 36-vjeçarit Antonio Leka, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.
Antonio Leka u arrestua pasditen e së hënës nga policia e Lezhës, pas sinjalizimit që kishin dhënë familjaret se ai po lëvizte me sasi të madhe armatimi në makinë dhe mund të kryente ndonjë krim të rëndë.
36-vjeçari u prangos pranë një servisi në Ishull-Shëngjin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.
Ora Neës ka publikuar më herët pamje nga kamerat e sigurisë së servisit pak minuta para se Leka të binte në prangat e policisë.
Në momentin e ndalimit ai nuk bëri rezistence, ndërsa deklaroi se ishte nisur për të vrarë disa politikan në Lezhë duke e lidhur gjithçka në emer të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

