PS-PD, "tek a çift" për "14 majin"/ Ja kush do ta ketë shumicën te KZAZ-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për anëtarin e 7 të KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Përbërja e KZAZ-ve do të jetë 2 nga Partia Socialiste, 2 nga PD, 1 PSD dhe 1 nga Partia e Lirisë. Ndërkohë, anëtari i 7 ndahet barabartë mes PS dhe PD-së, sipas shortit.

Në përfundim, shorti caktoi që në KZAZ-të nëse numër çift, anëtari i 7-të do të jetë i Partisë Socialiste, dhe tek ato me numër tek shumicën do ta ketë Partia Demokratike.