DOKUMENTI/ Anulimi i tenderit “John Belushi”, PD çon në SPAK Veliajn, Këlliçi: Tirana kërkon drejtësi!

Partia Demokratike deklaron se ka bërë një padi penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me pretendimin se është kapur në tentativë vjedhjeje, me anulimin e tenderit që ishte në procedurë për rrugën “John Belushi” në kryeqytet.

Teksa ka publikuar dokumentin zyrtar të kallëzimit penal të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, deputeti demokrat njëherësh dhe kandidat i PD-së për zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë së Tiranës, Belind këlliçi deklaron se tenderi fiktiv i Rr. "Xhon Belushi" i shkon drejtësisë për ta gjykuar, ndërsa thotë se Tirana kërkon drejtësi.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. "Xhon Belushi" i shkon drejtësisë për ta gjykuar. Tirana kërkon drejtësi nga SPAK! Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur. Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet!  Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e  fitojmë Tiranën”, shprehet Këlliçi.

DOKUMENTI/ Anulimi i tenderit “John Belushi”, PD çon në