Goxhaj: Veliaj tallet me diskutimet në TV për bashkinë e Tiranës, e ka blerë opozitën

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, avokati Altin Goxhaj u shpreh se Lulzim Basha për 9 vite ka punuar si diversant i Sorosit kundër opozitës.

Ai tha se Veliaj tallet me çdo narrativë dhe diskutim televiziv që bëhet për punët në bashki dhe zgjedhjet lokale dhe se ai e ka blerë opozitën.

Goxhaj: Lul Basha për 9 vite ka punuar si diversant i Sorosit. Opozita nuk ka pasur asnjëherë frymë, por ka pasur biznes prishjen e frymës për interes të familjarëve të individëve të opozitës.

Veliaj tallet me çdo narrativë dhe diskutim televiziv që bëhet për punët në bashki dhe zgjedhjet. Ai po tallet çdo ditë, sepse Veliaj e ka blerë opozitën, opozita po punon për Erion Veliaj.

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.