Shehu: Nuk jemi përjashtuar nga grupi parlamentar, janë vetëm delire të Alibeajt që s’përfaqëson gjë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se rregullat e parlamentit janë të qarta dhe e përcaktojnë se në cilin grup përket një deputet.

Ai tha se nuk ka një përjashtim dhe nuk mund të ketë dhe se çdo iniciativë nga një deputet që përfaqëson vetëm veten, janë veprime që tregojnë vetëm delire.

Shehu: Rregullat e parlamentit janë të qarta dhe e përcaktojnë se në cilin grup përket një deputet. Secili deputet e zgjedh vetë grupin e tij parlamentar. Kjo është rregullorja, kush mendon ndryshe është problemi i tij personal. Pastaj ka subjekte që vuajnë nga deformime të realitetit.

Nuk ka një përjashtim dhe nuk mund të ketë. Çdo iniciativë nga një deputet që përfaqëson vetëm veten, janë veprime që tregojnë vetëm delire dhe përpjekje për të penguar PD-në në luftën e saj opozitare dhe për të tërhequr vëmendjen që opozita të shpërbëhet.

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.