Neza: Përjashtimi i deputetëve nga grupi i PD, taktika e fundit keqbërëse e Alibeajt

Përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i PD-së, analisti Sami Neza e sheh si një taktikë të fundit keqbërëse të Alibeajt.

Neza: Vendimi që ka marrë dje kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i shërben përçarjes dhe zhbërjes të gjithë përpjekjeve që janë bërë deri tani për bashkimin e grupit parlamentar. Ciladoqoftë arsyeja, pasoja është e njëjtë. Vendimi i lehtëson fushatën elektorale PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 14 majit. Është një taktikë keqbërëse e fundit e Alibeajt.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, ai thotë se shpreson në bashkimin e grupit parlamentar të PD dhe mosndërhyrjen e PS në zhvillimet brenda PD.

Neza: Shpresoj që freskimi që ka nisur për rifreskimin brenda grupit parlamentar të PD për bashkimin të vijojë dhe t'ja dalë. Shpresoj që kësaj radhe PS të qëndrojë në distancë në zhvillimet brenda PD dhe nuk do të synojë të ndikojë në to. Do ishte shumë e rëndë.

Sipas tij, gjithë kjo histori që është prodhuar brenda PD e ka burimin ndër të tjera dhe te pasiviteti i gjykatave.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.