Zotimi i Demaliajt: Nëse opozita merr më shumë se 10 bashki në 14 maj do tu puth këmbët

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia bëri një zotim lidhur me zgjedhjet lokale në 14 maj.

Ai tha se nëse opozita do të marrë më shumë se 10 bashki në këto zgjedhje, atëherë ai do tu ulet në gjunjë dhe do t’i puthë këmbët.

Demalia: Të bëhet edhe një përleshje dhe luftë, ama të dalë një perosn. Nuk mund të vazhdohet kështu. Është skandal për Shqipërinë.

Unë të garantoj se nëse opozita në zgjedhjet e prillit merr më shumë se 10 bashki unë vij këtu dhe ulëm në gjunjë e u puth këmbët.

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.