Berisha: Alibeaj si mjeran zbatoi urdhrin e Ramës, për Salianjin do të pranoj vullnetin e deputetëve
Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Enkelejd Alibeaj zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës.
Ai tha se Alibeaj me këtë vendim përjashtimi ka shkelmuar edhe mbi dinjitetin e tij si perosn, duke shtuar se grupi parlamentar i PD-së do të mbrojë interesin e qytetarëve.
Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama për arsyet që i di vetë ai. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar edhe më shumë mbi dinjitetin e tij. E ardhmja e Grupit Parlamentar, do të jetë një grup kompativ, një grup i cili do të mbrojë me të gjithë potencialin e vetë interesat e qytetarëve. Do të bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet çka është detyra kryesore e opozitës. Salianji për definicion është nën/kryetar grupi, kështu që unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. U ndala në detyrat e mëdha që kanë.
Ju e morët vesh skandalin e fundit të Erion Veliajt që hapte tendera për të fituar paratë vetë. Kjo nuk mund të imagjinohet. Hap tenderin për të marrë vetë paratë. Mos kujtoni se ky është rast i izoluar. Do mësoni shumë në të ardhmen për këtë person që nuk ka të ngopur në vjedhjen e taksave të qytetarëve shqiptarë. Ai ishte vetëm një episod unik. Ju garantoj se ajo Bashki noton në episode të tilla. Detyrat e opozitës janë shumë të mëdha sot, siç është qeveria është bashkia. Është një pushtet i kalbur, një pushtet që qëndron i tëri mbi vjedhjen, gënjeshtrën, mashtrimin.
Për të mos thënë atë të famshmen Erisa Ferron, drejtoresha e AKSH-it, kush e di sa e ka paguar. Ajo s’ka të bëjë fare me informatikën. Është një njeri që ka qenë më shumë pa punë, ka shitur thonë rroba apo gjëra të tilla dhe na bëhet drejtoreshë tek AKSH-i e cila ka 253 afera korruptive me ligj. Ka bërë tendera sekrete. Është një vit që këta do të marrin përgjigjen përfundimtare.
