Demalia: Berisha dhe Meta alternativë e dështuar për 30 vite, qytetarët nuk kanë më besim

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë një alternativë të dështuar për 30 vite.

Ai tha se politikanët janë vagabondë që kanë zaptuar medien, politikën dhe shërbëtorë të regjimeve të korruptuara, dhe e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje.

Demalia: Berisha dhe Ilir Meta, se kjo është e keqja, se ti ke një alternativë të dështuar për 30 vite, dhe të ndëshkuar nga ndërkombëtarët. Ky Alibeaj le ta mbajë vulën, por Berisha dhe Meta thanë se u nis treni i revolucionit, por këta kanë vetëm karrocë me guzhinieta.

Këta vagabondë që kanë zaptuar medien, që kanë zaptuar politikën dhe shërbëtorë të regjimeve të korruptuara, këto janë plehrat që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe ti më thua që t’i besoj. Njerëzit janë bërë të mefshtë dhe nuk ka më besim.

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.