Berisha: Si Alda Klosi janë edhe ministrat me Ramën, ku i prek vetëm para të vjedhura nxjerrin
Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se qeverinë nuk ke nga ta kapësh më në raport me skandalet që prodhon.
Ai theksoi se Alda Klosi erdhi me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 e fillon ndërtimin e lumturon të tjerë përreth saj dhe se rasti i saj mund të jetë secili nga ministrat dhe vetë Edi Rama.
Berisha: Ju e shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secili nga ministrat. Vetë Edi Rama. Vjen zonja me 40m2 apartament dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Nuk ndodh kund. Ka bjë shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme sepse kurrë një qeveri nuk mund t’i lejojë vetes abuzime në këtë shkallë.
E them edhe një herë, ajo që ishte po kaq përpjekje e Edi Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit. Ju’a them. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital sapo doli skandali dhe e bëra publike sepse nuk po e bënin publik emrin e zyrtares, përkundrazi po përpiqeshin të përdornin të njëjtën skemë që kanë përdorur me Damian Gjiknurin, Spiropalin, Ilir Beqen e me radhë. Këta kudo që t’i prekësh para të vjedhura nxjerrin.
