"Alibeaj, Kim Jong-un i Shqipërisë, nuk përfaqëson asgjë" Tritan Shehu: Shkarkimi i 4 deputetëve vetvrasje politike
Mbështetësit e Sali Berishës po mbledhin firma për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt pasi ky i fundit firmosi për shkarkimin e 4 deputetëve të PD Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
Tritan Shehu në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj tha se "Alibeaj nuk përfaqëson asgjë" dhe se ai "Nuk mund të përjashtojë askënd nga grupi parlamentar".
Tritan Shehu: Alibeaj nuk përfaqëson asgjë, është një deputet dhe aq. Nuk mund të përjashtojë askënd nga grupi parlamentar. Ëshët thjesht një personazh i cili pranon të keqpërdoret nga Rama për të përçarë opozitën. Ishte ai që firmosi përjashtimin e deputetëve nga PD. Kemi një njeri që vazhdon misionin përçarës të PD, ka uzurpuar postin e gryetarit të grupit të PD dhe padyshim ky veprim është vetvrasja e tij politike.
Taksa përmendi 8 janarin ditë në të cilën demokratë nga grupi i Rithemelimit nuk u lejuan të futen në selinë e PD, Shehu tha se "Duhen dënuar ata që bunkerizuan PD-në".
Tritan Shehu: Më 8 janar të vitit të kaluar ishte e pamundur të hyje në PD. Në lidhje me përjashtimet nuk mudn të ketë gjera të tilla. Të tilla paçavure vetëm i bëjnë turp atij që i shkruan. Duhen dënuar ata që bunkerizuan PD-në, që mbyllën dyert e dritaret e demokratëve. Sot selia e PD është e hapur siç ka qenë gjithmonë.
"Alibeaj ka ardhur në PD me një agjendë që është përçarja e PD. PD është një parti solide e konsoliduar dhe nuk ka lidhje me veprimet e tij. Se çmund të bëjë dikush që mendon se është gjeli në majë të gotecit apo Kim Yong Un i Shqipërisë i keqpërddorur nga kryeministri tregon se ai ka problemet e tij." tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
