Xhaferraj braktis Alibeajn: Nuk kam firmosur asnjë shkarkim të një kolegu në grupin parlamentar
Një rrufe në qiell të hapur pothuajse ishte vendimi i djeshëm i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë të PD, të gjithë zëra të fortë në Kuvend. Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj sipas vendimit të Alibeaj nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke nisur nga dita e nesërme, teksa parlamenti ende nuk është mbledhur në sesionin e ri parlamentar.
Por këtë përjashtim e ka kundërshtuar publikisht sot demokrati Ferdinand Xhaferraj, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga Kryesia e Kuvendit deklaroi se:
“‘Janë kolegë të respektuar që u rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam njohur nëpërmjet medias dhe flet shumë për dimensionin demokratik që ka pasur procesi i vendimmarrjes. Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. 4 deputetët janë të respektuar. Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptare. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet. Unë jam për çdo marrëveshje që forcon opozitën”, deklaroi ndër të tjera deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, i cili njihej si mbështetës i linjës së Enkelejd Alibeajt në PD. Por me këtë deklaratë Xhaferraj duket se i kalon në krahun e mbështetësve të Sali Berishës në drejtimin e selisë blu.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferri
Jam sot para jush për të denoncuar një akt të pashembullt, të injorimit të Kuvendit nga qeveria e Shqipërisë. Gjithçka ndodh në një situatë kur ish-ministri i Millosheviçit, Presidenti Vucic kërcënon me luftë qytetarët e Kosovës.
Konform parashikimeve ligjore mbi angazhimin e deputetëve të Komisionit të Sigurisë, një grup prej nesh kemi kërkuar që më datë 19/12/2022 mbledhjen e këtij komisioni për shkak të situatës shqetësuese të krijuar në veri të Kosovës.
Më së shumti, kjo kërkesë erdhi pas deklaratës së Presidentit Vuçiç për futjen e ushtrisë serbe në këtë territor.
Siç konfirmohet edhe në dokumentet që do t’ua vë të gjithëve në dispozicion, kërkuam një seancë dëgjimore urgjente në komision me: Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhacka; me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Helidon Bendo.
Përmes kësaj seance dëgjimore synonim vënien në dijeni të komisionit si edhe të Kuvendit mbi hapat e mëtejshme të Republikës së Shqipërisë në politikën e jashtme dhe te sigurise përballë këtyre zhvillimeve të rrezikshme për Kombin Shqiptar.
Referuar sa më sipër, në cilësinë e zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, i kam kërkuar Kuvendit më datë 20/12/2022 pjesëmarrjen në këtë seancë dëgjimore edhe të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, pjestarë të Komisioneve për Cështjet e Sigurisë dhe Mbikëqyrjes se Agjencisë së Inteligjencës, nisur nga një marrëdhënie e ngjushtë bashkëpunimi mes komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës si edhe nga situata kritike me të cilën po përballet Kosova.
Por çfarë ndodhi?
Me një akt të pashembullt, qeveria ka injoruar krejtësisht Kuvendin duke mos iu përgjigjur kësaj kërkese.
Kjo na bën të besojmë se qeveria ka injoruar Kuvendin e Shqipërisë sespe ka respektuar Vuçiçin.
Them këtë sepse qeveria shqiptare nuk ka guxuar asnjëherë të dënojë deklaratat luftnxitëse të Presidentit Vuçiç duke futur forcat serbe në Kosovë, i cili në fakt është një dorë e zgjatur e Millosheviçit dhe shovinizmit serb në rajonin tonë.
Ne kemi hapur negociatat me BE-ne dhe ky qendrim i paprecedente i qeverise ndaj kuvendit eshte nje cenim tejet rende i kritereve politike qe duhet te permbushen. Nje dimension shume i rendesishem ne keto kritere eshte edhe mbikqyrja parlamentare ndaj qeverise.

