Fushë-Kruja me puseta të hapura, banorët: Situata është bërë shqetësuese!

Në Fushë-Krujë janë vjedhur kapakët e dhjetëra pusetave të kanalizimeve. Pusetat tanimë janë të hapura dhe jo vetëm që janë mbushur me mbetje, por edhe kanë krijuar shqetësim tek banorët atje. Vetë qytetarët thonë se policia mund të gjejë hadutët, duke bërë kontrolle nëpër pikat e shitjes së skrapit.

Këto janë pamjet që vijnë nga Fushë-Kruja.

Pusetat e kanaleve buzë rrugës janë vjedhur masivisht.

Pothuajse çdo pusetë është e hapur atje.

Gropat tanimë janë mbushur me mbeturina dhe situata është bërë shqetësuese për banorët.

Ata shprehen se policia nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht se e kanë të lehtë identifikimin e hajdutëve, pasi kapakët shiten për skrap dhe kontrolli i pikave të skrapit do të nxjerrë në dritë përgjegjësit.

"Atje ku i shesin ata të shkojnë të kontrollojnë, ai që i shet ta fusin brenda."

Situata bëhet më e rënduar gjatë muajve të verës, ku veç të tjerave banorët rrezikohen edhe nga sëmundje të ndryshme.

Fushë-Kruja me puseta të hapura, banorët: Situata

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.