Tiranë, kapet me pistoletë me vetë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Start 2023", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Lëvizte me armë zjarri pistoletë, policia kap dhe vë në pranga një 41-vjeçar, ndërsa atij i sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën "Teodor Keko", një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Start 2023". 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë, kapet me pistoletë me vetë, arrestohet në