Ermira Gjeçi shkarkohet nga këshilli drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës

Qeveria shqiptare ka liruar nga detyra anëtarja e këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës Ermira Gjeçi.

Ajo do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Alban Mësonjësi si përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi:

1. Znj. Ermira Gjeçi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Alban Mësonjësi emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.