“Opozita me vizion të qartë”, Nesho: Qëllimi nuk është pushteti por rikthimi i demokracisë
Nënkryetari i PL Agim Nesho në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “kampi opozitar është mëse i kompaktësuar” madje sipas ti opozita “ka një vizion të qartë se çfarë duhet ti ndodhë në të ardhmen Shqipërisë, po lufton për rikthimin e demokracisë”.
Nesho thotë se qëllimi i opozitës “nuk është pushteti, qëllimi ynë në këto zgjedhje është rikthimi i demokracisë te populli”.
Agim Nesho: Kampi opozitar është mëse i kompaktësuar, ka një vizion të qartë se çfarë duhet ti ndodhë në të ardhmen Shqipërisë, po lufton për rikthimin e demokracisë. Është mëse i qartë në të gjitha objektivat e tij, kërkon të zgjerojë përkrahjen. Qëllimi ynë kryesor nuk është pushteti, qëllimi ynë në këto zgjedhje është rikthimi i demokracisë te populli, brenda partive ose ajo që është kryesorja rikthimi i referendumeve ose vendimmarrje popullore. Janë zgjedhje politike të radhës që kërkojnë rikthim të institucioneve legjitime.
“Ndeshja do të jetë shumë e pabarabartë dhe e vështirë pasi maxhoranca ka të gjitha pushtetet, por unë besoj se ka një lloj ndërgjegjësimi për fatet e Shqipërisë. Opozita të vetmen rrugë ka rrugën demokratike dhe duhet të jetë e aftë të rikthejë atë sistem që paraardhësit luftuan për ta vendosur në vitet ‘90.”, tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
